Familja Shota në fshatin Bilaj, komuna Bubq në Krujë prej 10 muajsh jeton në çadër pasi banesën ua shkatërroi tërmeti i 26 nëntorit.
Ditën e djeshme anëtarët e familjes Shota e kaluan mes shiut dhe çadrës, teksa gjumë për ta nuk kishte.
Kryefamiljari Andon Shota tregon se uji i futet 1 metër brenda në shtëpinë e dëmtuar, por ai refuzon të ikë nga toka e tij. Për të bonusi i qirasë nuk vlen pasi ai nëse ikën nga toka s’ka as pension, por s’ka as me se të jetojë pasi duhet të lërë bagëtitë.
Ndërkohë gruaja e tij ka një mesazh të qartë për Ministrin e Rindërtimit, Ahmetajn që të mos merret me llafe të kota, por të ndihmojë pasi njerëzit nuk janë lopë apo bagëti.