“Mbrëmë ishte një tmerr nga stuhia”, banori i fshatit Mazhë e Madhe rrëfen natën e vështirë në çadër: Shtëpinë të na e ndërtojnë këtu"

Diel, 27 September 2020 10:45

 

Fshati Mazhë e Madhe njësia administrative Bubq po përjeton ditë të vështira, pasi shumë familje kanë humbur shtëpitë në tërmetin e 26 nëntorit të vitit të shkuar. Në pamundësi për të lënë pronën dhe bagëtitë e tyre, nuk kanë asnjë zgjidhje jetese veç çadrave verore në të cilat jetojnë prej 10 muajsh.

Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri ishte në familjen Preni, ku pa nga afër gjendjen e vështirë me të cilën janë përballur me stuhinë e shiut gjatë këtyre 3 ditëve. Indrit dhe Desilda Preni deklarojnë se nuk mund të ikin nga prona e tyre dhe shtëpinë e duan të rindërtohet aty ku e kanë pasur.
Desilda Preni: Ne jemi familja Preni. Ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj e ka përmendur ne televizor për…familjen tonë domethën që do të ikin të gjithë. Po unë nuk mund të iki nga vendi im sepse unë kam bagëti, kam vendin tim këtu dhe s’mund të lëviz domethën nga vendi im, nuk e shoh të drejtë këtë gjë. Nuk dua të merrem me llafe politike por e mira është që unë mos të lëviz nga vendi im këto dua unë. 10 muaj që jetoj në çadër edhe fëmijët janë në kushte të vështira normal që jetës e vështirë është këtu.
Orjola Pampuri: Si e kaluat mbrëmjen?
Desilda Preni: Shumë, shumë me frikë e kaluam mbrëmë që ishte një tmerr, domethënë gjithë ai shi gjithë ai situatë. Akoma s’ka ardhur dimri mirë jo kur të vijë I ftohti madhë që është më e vështirë për neve.
Oriola Pampuri: Domethënë ju nuk kërkoni asgjë…
Desilda Preni: Asgjë nuk kërkoj.
Oriola Pampuri: Kërkoni që të rindërtohet shpia juaj këtu ku e keni?

Desilda Preni: Vetëm kërkoj nga shteti që shtëpia të rindërtohet këtu në vend tonë. Kaq duam. Asgjë tjetër!
Indrit Preni: Peticion kemi bërë, e kena çuar te Bashkia…
Oriola Pampuri: Për cfarë e keni bërë peticionin?
Indrit Preni: Peticionin e kemi bërë për të mos luajtur prej vendit këtu. Me na e bo shpinë këtu në vend.
Oriola Pampuri: Dhe cila ka qenë përgjigjja nga Bashkia që keni bërë peticionin?
Indrit Preni: S’ka, nuk na kanë kthy përgjigje fare. Përgjigje nuk na kanë kthy. Fjalë nuk duam fare, unë dua shpinë, por e du këtu në vend tem.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...