Ish-kryeministri Sali Berisha flet për herë të parë për vrasjen e heroit të demokracisë, Azem Hajdari. Në emisionin “Opinion”, Berisha u shpreh se Azem Hajdari i kishte thënë që donin ta vrisnin, ndërsa zbuloi edhe porosinë që ai i kishte dhënë.
“Azem këta kanë porosi dhe janë në zbatim të një porosie. Mirë është që të zhdukesh 6 muaj diku, meqë me rrugën e vjetër ka dy mënyra ‘o të fshihesh, o të qëllosh e t’iu biesh’, kjo e dyta nuk është rruga jonë, se ata ishin një komisariat”, ka qenë porosia e tij.
Më tej, ish-kryeministri vijoi se “Azem Hajdari kërkohej të vritej nga shteti. Janë përpjekur ta paraqesin si një sherrnaj, por Azem Hajdarit, familja e tij, rrethi i tij, nuk kanë pasur kurrë, gjer ditën kur është vrarë, as edhe një sherr më të vogël me bandën kriminale të Haklajt. Azem Hajdari ka qëlluar politikisht kundër terrorit e vrasjeve, që kjo bandë kryente në Tropojë më shumë se cdo luftë. Sigurisht që Azemi më kishte vënë në dijeni se donin ta vrisnin. Shteti kërkonte ta vriste përmes këtyre. Më kishte thënë, ai shkoi në Tropojë dhe i dhanë 140 plumba makinës së tij. I zunë pusi, por shpëtoi për mrekulli. Kishte një urdhër politik për ta asgjësuar Azem Hajdarin, për shkak të asaj që kishte bërë sistemi