Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat ka prezantuar planin e rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare, për të nxjerrë vendin nga kriza. Sipas Bashës, ndonëse shpërthimi i pandemisë së koronavirusit nuk është faj i qeverisë, kjo e fundit sipas tij duhet të nxjerrë mësim nga gabimet dhe të marrë disa masa. Ai i propozoi qeverisë që t’i referohet këtij plani.
“Konsumi ka rënë në pikiatë. Sa i përket shëndetësisë, në vend që të nxirreshin mësime, situata ka ardhur duke u përkeqësuar. Është përkeqësuar gjendja e vijës mbrojtëse, infermierëve dhe mjekët, të cilët gjenden më të ekspozuar para COVID. Që s’kanë marrë pagesën nga qeveria për mbështetje. Po kështu nuk ka kapacitetet e nevojshme për t’u përballur me një ringjallje të pandemisë me një valë të dytë. Nisja e shkollave përkon me një tjetër rritje të numrit të të infektuarve. Me mungesë totale dhe çoroditje totale të masave. Sezoni do të ketë dhe të tjera sfida siç është gripi sezonal. Ne kërkuam vaksinimin. Kjo është lënë në harresë. Krizë e thellë ekonomike, reflektuar nga pamundësia elementare e shumicës së shqiptarëve, tek dalja me humbje e 2/3 të bizneseve shqiptare. Zhytja në një krizë ekonomike shqiptare. As PD dhe as unë si vë faj qeverisë për shpërthimin e pandemisë, por qeveria dhe kryeministri kanë përgjegjësi. Mënyra se si e kanë vlerësuar situatën sot, dhe nuk kanë nxjerrë mësime për atë që duhet të nxjerrin që sot e tutje. Njerëzit po vuajnë nga pamundësia. Një pjesë e qytetarëve vuajnë për gjera elementare, biznesi po vuan. Problemet sociale shtohen sa shtohen, qeveria nuk ka asnjë përgjigje për këtë situatë. Pas këtij prezantimi të shkurtër të një gjendje që e njihni. Jemi këtu për të prezantuar planin e rimëkëmbjes me 5 hapa. Kjo është përgjigja që ne do i jepnim situatës nëse do të ishim në krye të vendit. Kjo është oferta për qeverinë, që të sigurojë mirëqenien dhe sigurinë e shqiptarëve.”, tha Basha.
Plani i rimëkëmbjes së ekonomisë;
Pika e parë e planit
1. Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor: Përgatitja për një shpërthim tjetër të infeksionit të COVID-19, duke:
a)Rritur numrin e testimeve për COVID në 2500 testime në ditë.
b)Rimbursim i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID.
c)Sigurimin e pajisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore.
d)Bonus 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.
Pika e dytë e planit
2. Fëmijët tanë të arsimohen të sigurtë: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurtë, duke:
a)Përmirësuar kushtet sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, pajisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore.
b)Kryer testimin periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës.
c)Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë.
Pika e tretë e planit
3. Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore:
a)Të mbështesim ata që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përvec pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh.
b)Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar cdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj.
c)Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike.
d)Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.
4. Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.
5. Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj:
a)Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambjentet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës.
b)Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative