Ambasadori Zingraf jep sinjalet për hapjen e Tetorit Gjerman

Tuesday, 29 September 2020 20:31

 

Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf me anë të një video-mesazhi gjatë kësaj të marte ka dhënë sinjale për hapjen e Tetorit Gjerman.

Në mesazh thuhet se edhe këtë vit do të kemi javët gjermano-shqiptare.

 

Zingraf gjithashtu shprehet se si pasojë e pandemisë, do të ketë shumë ndryshime, pasi disa aktivitete do të zhvillohen në mënyrë virtuale dhe disa të tjerë me prani fizike.

“Përshendetje të dashur fansa të Tetorit Gjerman.

Edhe këtë vit do të kemi javët gjermano-shqiptare të kulturës dhe ky do të jetë edicioni i 14-të i kësaj serie aktivitetesh. Pandemia e Coronavirusit ka sjellë shumë ndryshime: do të ketë më shumë aktivitete virtuale të zhvilluara online, debate dhe ekspozita. Por do të realizojme edhe aktivitete me prani fizike, të gjitha jashtë, si për shembull në këtë kopsht, në ajër të pastër dhe me një concept të qartë higjene në mbrojtje të të ftuarve tanë.

Motoja e këtij viti do të jetë “ Perspektiva:Evropa”.

Nga perspektiva të ndryshme do të kemi mundësi të diskutojmë dhe reflektojmë mbi Evropën,

“ Çfarë është Evropa?”, “ Kush është Evropa?” dhe ndoshta “ Ku është Evropa?”. Arsye për këtë ka mjaft. Këtë vit u sinjalizua nisja e bisedimeve të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe BE, këtë vit patëm dhe kemi ende presidencën gjermane të Këshillit Evropian dhe po këtë vit, duke nisur nga nëntori, do të marrim edhe kryesimin e institucionit tjetër të madh e të rëndësishme evropian atij të Këshillit të Evropës, anëtari i të cilit Shqipëria është prej kohësh tanimë. Por le të themi konkretisht, se ku mund të informohemi rreth programit.

Ju ftoj të shikoni dhe shkarkoni aplikacionin Tetori Gjerman apo vizitoni faqen tonë të internetit www.tetori-gjerman.com.

Pres më gëzim një Tetor Gjerman të mbushur me ngjarje dhe shumë takime me ju.”, thuhet në video-mesazhin e ambasadorit gjerman.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...