Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka vizituar sot një biznes në Durrës, ku ka shpjeguar rëndësinë e Paketës së Rimëkëmbjes pas pandemisë, si mbështetje për biznesin dhe qytetarët për këto gjashtë muaj.
“Lërja shqiptarëve a të besojnë a ajo, - tha Basha, duke iu referuar kreu të qeverisë, - po tani dili përpara biznesit të vogël me një çek për ta ndihmuar.
Po ashtu, për të nxitur konsumin, sidomos për ata që kanë humbur punën, jepu minimumin jetik.
Është plotësisht e mundur. Po të heqim dorë nga çdo shpenzim tjetër, edhe qytetarëve u jep një injeksion të vogël, se u janë zbrazur xhepat. Nuk bëhet fjalë për çfarë ka ndodhur dhe çfarë do të bësh ti pas një viti, por të paktën t’u hiqen disa shpenzime shtesë.
Pesë pikat që kemi propozuar ne, veçanërisht për ata që kanë humbur vendin e punës, këto para siç i jepen njerëzve – sepse po flasim për bukën e gojës, pra për t’i dalë përpara kësaj, injektohet ky kapital: i jepet biznesit 1000 euro...