Qytetarët e infektuar nga koronavirusi që po marrin mjekim në shtëpi po përballen me fatura të kripura.
Në varësi të gjendjes shëndetësore, sesa ka agravuar sëmundja, çdo pacienti i duhet të paguajë 500-600 mijë lekë të vjetra për ilaçet.
Një fakt të tillë e konfirmoi një farmaciste në Durrës gjatë bashkëbisedimit me kreun e PD-së Lulzim Basha.
Nga ana tjetër nëse pacienti ka nevojë për oksigjen, farmacistja tha se se oparati i oksigjenit kushton 800 euro.
“Nuk kanë mundësi ta blejnë, një aparat oksigjeni kushton 800 euro”, tha farmacistja.
Për të lehtësuar qytetarët nga kjo barrë, pasi jo të gjithë janë në gjendje ta përballojnë, Basha tha se PD ka propozuar që çdo i sëmurë me Covid që trajtohet në shtëpi ti rimbursohet 100% fatura e kurimit.