Greva në Ballsh,PAA:Borxhet e papaguara ndaj naftëtarëve janë fitimet abuzive të hajdutëve me pushtet

E Enjte, 01 October 2020 12:44

 

Partia Agrare Ambientaliste ka reaguar për grevën në Ballsh dhe rëndimin e gjendjes shëndetësore të naftëtarëve të rafinerisë.

Sipas partisë së Agron Dukës, naftëtarët janë dëshmia varfëruese e korrpusionit në Shqipëri dhe kapjes së shtetit.

 

Në reagimin zyrtar, PAA thekson se borxhet e papaguara ndaj naftëtarëve janë fitimet e hajdutëve me pushtet të kompanisë, dhe kërkon që kompania mos lejohet të bëjë asnjë blerje përpara pagimit të përmuajshëm të pagave, sigurimeve shoqërore dhe detyrimeve të taksave dhe tatimeve
DEKLARATA ZYRTARE NGA PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE

ZYRA E SHTYPIT

Deklaratë për Shtyp

Partia Agrare Ambientaliste: Naftëtarët e Ballshit janë dëshmia varfëruese e korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Është e pamundur që pronarët sipërfaqësorë të uzinës së Ballshit të lënë pa paguar për disa muaj dhe vite naftëtarët për pagat dhe sigurimet shoqërore, pa kurruptuar personat përgjegjës deri tek ministrat përkatës.

Asnjë kompani publike dhe aq më pak private nuk mund të vazhdojë aktivitetin pa paguar detyrimet ndaj punonjësve.

Kompania nuk mund të bëjë asnjë blerje përpara pagimit të përmuajshëm të pagave, sigurimeve shoqërore dhe detyrimeve të taksave dhe tatimeve.

Borxhet e pa paguara ndaj punonjësve janë fitimet abuzive të hajdutëve me pushtet të kësaj kompanie.

Zyra e Shtypit PAA

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...