Meta pret një përfaqësi të banorëve të Selenicës: Mbështes kërkesën për ndërtimin e segmentit “Ura e Peshkëpisë–Selenicë–Superstrada Levan–Tepelenë

E Enjte, 01 October 2020 14:30

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim, me kërkesë të tyre, një përfaqësi të banorëve të Bashkisë Selenicë, të cilët i shprehën shqetësimin për anulimin e ndërtimit të segmentit “Ura e Peshkëpisë – Selenicë – Superstrada Levan – Tepelenë”, duke kërkuar realizimin e shpejtë të projektit.

 

Banorët e Bashkisë Selenicë e informuan Presidentin Meta se u kanë dërguar një peticion institucioneve më të larta të shtetit, për të ndërhyrë për zgjidhjen e shpejtë të kësaj çështjeje.

 

Sipas banorëve, përfundimi i këtij segmenti, pjesë e Rehabilitimit të Rrugës së Lumit të Vlorës, është një vepër e rëndësishme, me një impakt të madh për zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të zonës, por edhe të Shqipërisë.

 

Presidenti Meta, pasi u njoh me shqetësimin e tyre, vlerësoi kontributin ndër vite të dhënë nga Bashkia Selenicë për zhvillimin ekonomik të zonës dhe të mbarë vendit, si dhe shprehu mbështetjen e Tij të plotë për kërkesën e drejtë të këtij komuniteti.

Gjithashtu, Kryetari i Shtetit shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e plotë për të vënë menjëherë në lëvizje të gjitha institucionet shtetërore, për të mundësuar zbatimin dhe përfundimin sa më parë të ndërtimit të segmentit “Ura e Peshkëpisë – Selenicë – Superstrada Levan – Tepelenë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...