”Vjedhje e tmerrshme”, PD:Rama planifikon të shpenzojë për 4 km të rrugës Korçë-Ersekë 20 mln euro, kompanitë që bashkëpunojnë në këto muaj të fundit…

E Enjte, 01 October 2020 15:31


Sekretari i Burimeve Njerëzore në PD, Ervin Minarolli ka denoncuar shumëfishimin e kostove të rrugës Korçë-Ersekë.
Sipas tij, 4 kilometra rrugë në juglindje do të kushtojë 20 milionë euro, që i bie 5 mln euro për kilometër. Për më tepër ai thekson se Rama ka planifikuar që tenderin do ia japë një miku të tij, Ndue Kola.

Por PD paralajmëron se në këto 6 muajt e fundit secila kompani që bashkëpunon me qeverinë për vjedhje do të mbajnë njësoj përgjegjësi si vetë Edi Rama.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI I BURIMEVE NJERËZORE, ERVIN MINAROLLI
Vjedhja me rrugët është një nga aktet më të rënda, për të cilat do të mbahet mend keqeverisja e Edi Ramës.

Nuk ka në Shqipëri qoftë edhe 1 kilometër rrugë, ku këta të mos kenë vjedhur miliona euro.

 

I shumëfishojnë kostot, që të mbushin xhepat e tyre. Kështu ndodhi me Rrugën e Arbrit, kështu tek Unaza e Re, kështu me Milot-Fier, kështu po bëjnë tani me vetëm 4 kilometra të rrugës Korçë Ersekë. Nuk bëjnë asgjë pa siguruar rritjen articolae të kostove, që pjesa ku do të vjedhin, të jetë sa më e lartë.

Në rrugën Korçë-Ersekë vjedhja është e tmerrshme. Do të ndërtojnë 1 kilometër me 5 milionë euro kosto. Është kosto 5 herë më e lartë sesa segmentet e tjerë të së njëjtës rrugë.

Edi Rama ka planifikuar që për vetem 4 kilometra të shpenzojë 20 milionë euro. Me të njëjtën kosto, në të njëjtën rrugë, janë ndërtuar që nga viti 2012 rreth 18 kilometra, me rreth 15 milionë euro. Pra, ne e projektuam me më pak se 1 milionë euro për kilometër, këta, në muajt e fundit të qeverisjes po ndërtojnë me kosto 5 fish më të lartë, që vjedhja dhe pasurimi i paligjshëm të jetë sa më i lartë.

 

Ka 8 vjet që e zvarrit rrugën, e ka bërë legjendë me premtimet e pamabjtura dhe tani që erdhën zgjedhjet, janë turrur të vjedhin çdo gjë.

Tenderi është i paracaktuar për mikun e Edi Ramës, Ndue Kola. Vetëm për 1 euro, tenderi nuk e kalon kufirin e tenderit ndërkombëtar, me qëllim që të përjashtohen nga gara kompanitë e huaja dhe fituesi, me të cilin ndajnë bashkë paratë e vjedhura, të jetë i sigurtë.

Sipas standardit të Bankës Botërore një rrugë e tillë, kategoria C, nuk kushton më shumë se 1 milionë euro për 1 kilometër, por babëzia për plaçkitjen e fondeve publike e ka pesëfishuar koston.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë për çdo kompani që bashkëpunon me qeverinë në vjedhjen e qytetarëve gjatë këtyre muajve të fundit të qeverisë Ata do të mbahen njësoj përgjegjës si ortaku i tyre në krim, kryeministri në ikje Edi Rama.

Modifikuar më E Enjte, 01 October 2020 17:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...