Akuzat për zhvendosjen e votuesve, Ambasadorja e SHBA takon ministrin Lleshaj

E Enjte, 01 October 2020 17:12

 

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Diplomatja amerikane shprehet se me ministrin ka diskutuar për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhme dhe regjistrimin e votuesve. Ambasadorja thotë se pasi është sqaruar nga ministri për regjistrimin e votuesve, pret sqarimet e mëtejshme sot në emisionin e gazetarit Sokol Balla, në News 24.

“Sot patëm diskutim shumë të mirë me ministrin Sandër Lleshaj për bashkëpunimin me SHBA në fushën e sigurisë. Gjithashtu diskutuam për përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë dhe pajisjen me karta identiteti dhe pasaporta të zgjedhësve. Ministri Lleshaj më sqaroi për regjistrimin e votuesve. Në pritje të sqarimeve të mëtejshme nga ministri në sot në emisionin e Sokol Ballës (Real Story) dhe publikimin e informacionit zyrtar në faqen e Ministrisë së Brendshme në mënyrë që publiku të mos keqinformohet”,- shkruan ambasadorja e SHBA në një postim në Twitter

Çështja e regjistrimit të votuesve është ngritur në opinionin publik pas publikimit të disa investigimeve mediatike, ku rezulton se gjendjet civile kanë ndryshuar adresat e vendbanimit të votuesve pa i njoftuar ata. Ndryshimi i adresës zyrtare të banimit, automatikisht ndryshon dhe vendin e votimit.

Opozita ka deklaruar se kjo është një skemë manipulimi që po zbatohet nga Ministria e Brendshme dhe ka paralajmëruar padi ndaj ministrit dhe kreut të Gjendjes Civile.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...