Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot emërimin në detyrë të komandantit të forcës tokësore Arben Voke Kingji, si dhe komandantit të forcës detare Hasan Xhebexhia.
DEKRET PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS TOKËSORE
Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 4264/1 prot., datë 01.10.2020,
Dekretoj:
Neni 1
Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, me detyrë “Komandant”, i Batalionit të Mbështetjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, emërohet “Komandant” i Forcës Tokësore.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 11573
Tiranë, më 02.10.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
###
REPUBLIKA E SHQIPËRISË PRESIDENTI
DEKRET PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE
Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 4265/1 prot., datë 01.10.2020,
Dekretoj:
Neni 1
Gjeneral brigade Ilir Hasan Xhebexhia, me detyrë “Zëvendës Përfaqësues Ushtarak në NATO, Atashe Ushtarak i RSH-së në Belgjikë dhe jo-rezident në Francë”, në Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit, në Ministrinë e Mbrojtjes, emërohet “Komandant”, i Forcës Detare.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 11574
Tiranë, më 02.10.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META