Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar mbledhjet periodike mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Në një postim në Facebook, Nishani shprehet se janë bërë 6 mbledhje qeverie dhe nuk ka asnjë arritje konkrete mes dy vendeve.
“Gjashtë mbledhje të përbashkëta midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës! A mund të thotë dikush 1(një) qoftë edhe 1 (një) produkt të arritur apo të prekur nga shqiptarët këndej dhe andej kufirit pas gjithë këtyre mbledhjeve?! Jo 6 (gjashtë), por 1(një), veç 1 (një)! Asgjë! 0 (zero) me bisht! Ah po, traun e taksës në Rrugën e Kombit nga qeveria e rilindsave në Shqipëri! Natyrisht, asgjë për t’u çuditur!”,- shprehet Nishani.
Ish-presidenti shton qeveria “Rama” është rreshtuar në skenarin e coptimit të Kosovës. “Një qeveri shqiptare që rreshtohet nën skenarin serb të copëtimit të trojeve të Kosovës nuk e ka për hiç gjë, të ringrejë barriera komunikimi midis shqiptarëve. Maskat janë çjerrë, tradhtarët e kombit janë mbi ujë si tapa të kalbura!”,- shkruan Nishani