Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar takime me qytetarët dhe bizneset e vogla në Elbasan për t’u njohur me pasojat e krizës së pandemisë dhe për t’i prezantuar planin me 5 pika të PD për 6 muajt e ardhshëm për të përballuar situatën.
Nga komunikimet, Basha u njoh me shqetësimet e qytetarëve, rënien e konsumit, papunësinë, rënien e të ardhurave si dhe pakënaqësinë ndaj situatës,
Lideri i opozitës theksoi se tashmë jemi në fazën e dytë të krizës nga pandemia dhe qeveria e ka futur Shqipërinë në rrugën e kolapsit
Sipas tij, plani i PD do të lehtësojë pasojat negative si dhe do të ndihmojë shtresat apo kategoritë që vuajnë më shumë nga presioni i këtyre pasojave.
https://www.facebook.com/166424440075412/posts/3569746093076546/