Partia Demokratike ka denoncuar këtë të shtunë një aferë të re korruptive, që sipas kësaj force politike, arrin në 30 milionë euro.
Ish-deputetja Jorida Tabaku tha se bëhetë fjalë transferimin e Terminalit të Kontenierëve në Portin e Durrësit te klientët e qeverisë.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU
Në ditët e para të shtatorit u hap një procedurë koncencionare për një nga kalatat e Portit të Durrësit. Një koncesion që do të zgjasë 5 vite, me një kosto prej 30 milionë eurosh për buxhetin e shtetit.
Por çfarë fshihet pas kësaj procedure? Pas kësaj procedure fshihet një faturë e kripur në Arbitrazh, pasi qeveria detyroi kompaninë komcesionare që të largohet për t’ia dhënë atë një tjetër klienti të radhës.
Fatura që rrezikon qeveria shqiptare prej 100 milionë eurosh i shtohet njëkohësisht faturës së çështjes Beccheti dhe të çështjes Aktor. Në total janë tre çështje, të cilat e çojnë vlerën në 250 milionë euro. Të treja, çështje që kanë ardhur si rezultat i korrupsionit, babëzisë, mungesës së vizionit dhe ndihmës që qeveria do t’u japë klientëve dhe oligarkeve të saj.
Koncensioni I kalatës se Portit të Durrësit për 5 vite për 30 milionë euro është një aferë e pastër korruptive. Në qoftë se do të kishin larguar thjesht një kompani që këtë Port ta menaxhonte shteti dhe që përfitimet t’i merrte buxheti i shtetit, sigurisht që historia do të kishte qenë ndryshe. Por u detyruan dhe larguan kompaninë, e hapen koncencionin për pak ditë, e kanë mbyllur atë për 20 ditë. Ndërkohë që duhej të bënin një thirrje për tender ndërkombëtar që të zgjaste 52 ditë, për t’ia dhënë atë klientit të radhës.
Ky është një transferim i pastër dhe i qartë i fondeve publike nga buxheti i shtetit tek një koncencionar, që nuk do të bëjë asgjë dhe praktikisht nuk do të bëjë asnjë investim, sepse investimet, mirëmbajtjen do të vazhdojë që do t’i beje Porti i Durrësit.
Kjo aferë e pastër korruptive që bëhet në ditët e fundit të largimit nga qeveria, e cila bëhet në Portin i cili ka ngarkesën me të madhe në Rajon, që bëhet duke ia dhënë një kompanie pa respektuar asnjë procedurë ligjore, është thjesht mënyra se si kanë operuar këto 7 vite, është thjesht mënyra sesi këta e konceptojnë buxhetin e shtetit, sesi këta nuk ndalen përpara asgjëje, thjesht për fitimin e tyre dhe për fitimin e miqve.
Partia Demokratike angazhohet që çdo proccedurë të tillë korruptive ta hetojë. Të ngrihet një grup i posaccëm pune i cili do të çojë përpara drejtësisë këdo që ka firmosur, këdo që ka konceptuar dhe këdo që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një faturë të tillë, siç është fatura që do të ndodhë me koncesionin e Portit te Durrësit, por njëkohësisht edhe me arbitrazhin.
Proccedura për konccesionin, e cila po realizohet e mbyllur, do t’ia japë një kompanie afër qeverisë, e cila, përveç cënimit të sigurisë kombëtare ka edhe probleme të cilat lidhen me menaxhimin.
Partia Demokratike do të vazhdojë që ta ndjekë këtë aferë në detaje.
Do të vazhdojë që të shohë lidhjet në momentin që publikohet tenderi. Do të vazhdojë që ta denoncojë këtë, ashtu siç ka bërë me çdo afere tjetër korruptive.
Është e papranueshme, është e pakonceptueshme që siguria jonë kombëtare, qe siguria e kompanive që operojnë në Portin e Durrësit të conohet thjesht për interesin personal të Ramës dhe për interesin personal të ministrave të tij.
Tenderi që duhej të kishte zgjatur 52 ditë dhe që do të zgjasë vetëm 20 ditë, është një tjetër shkelje, një tjetër vjedhje në buxheti e shtetit nga ana e Ramës, ministrave dhe kujtdo që është duke firmosur këto dokumente tenderi.