Meta:Largimi i të rinjve, fatkeqësi kombëtare. Ndal shpopullimit të Shqipërisë!

Saturday, 03 October 2020 17:11

 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish përmes një statusi në facebook, lidhur me largimin e shqiptarëve jashtë Atdheut. Ndërsa publikon shifrat e azilkërkuesve në rajon, Meta shkruan se Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj dhe se ky është një alarm nëse vijon qoftë edhe një ditë më shumë.

 

“Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë TË RINJ. Ky është ALARM, pse jo dhe një FATKEQËSI KOMBËTARE, nëse vazhdon dhe një ditë më shumë. NDAL SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË!”- shkruan Meta

 

Postimi i plotë:

 

Shqipëria ka një numër azilkërkuesish për periudhën korrik 2018 – korrik 2020, rreth *18.4 herë më të lartë* se Bosnja, *17.4 herë më të lartë* se Mali i Zi, *12 herë më të lartë* se Serbia, *5.1 herë më të lartë* se Maqedonia e Veriut dhe *3.9 herë më të lartë* se Kosova.

Nëse në 1000 banorë sot emigrojnë në Bashkimin Europian, 12 qytetarë nga Shqipëria, nga Kosova largohen *3.3 persona*, nga Maqedonia e Veriut *2.3 persona*, nga Serbia *1 person*, nga Mali i Zi *0.7 persona* dhe nga Bosnja Hercogovina *0.6 persona*.

 

Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë TË RINJ.

Ky është ALARM, pse jo dhe një FATKEQËSI KOMBËTARE, nëse vazhdon dhe një ditë më shumë.

 

NDAL SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...