Fondi i Zhvillimit i jep 3 mln euro tender kompanisë së Safet Gjicit në Kukës

Saturday, 03 October 2020 18:07

 

Në kohën kur buxheti i shtetit është në vështirësi të mëdha për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i drejtuar nga Dritan Agolli vazhdon të hapë tendera miliona euro për fasada dhe shtrime rrugësh.

Në tenderimet e shumta të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, rezulton se kjo agjensi që është në varësi direkte të Kryeministrit, i ka dhënë një tender me vlerën 3 mln euro vëllait të kryetarit të Bashkisë së Kuksësit, Safet Gjici.

Bëhet fjalë për rehabilitimin e Lagjeve 4,5 dhe 6 të Bashkisë Kukës, qytet ku Safet Gjici është kryetar Bashkie që nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Pra, një angjenci qeveritare i jep fonde publike kompanisë së vëllait të kryetarit të Bashkisë për të kryer punime në territorin e Bashkisë që administron.

Sipas dokumentave zyrtare në agjensinë e prokurimeve publike tenderi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit është hapur në 11 gusht dhe një muaj më pas ky tender është mbyllur. Në këtë procedurë prokurimi kanë marrë pjesë 12 kompani nga të cilët fitues është shpallur bashkimi i ‘Mela shpk’, ‘Alba Shpresa shpk’ dhe ‘Kevin Construksion shpk’ me vlerën 1.8 mln euro.

Nga të dhënat e Qëndrës Kombëtare të biznesit kompania ‘Kevin Construksion shpk’ e themeluar në vitin 2006 ka qënë në pronësi të kryetarit të Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, ky i fundit pas angazhimit të tij në politikë, kompaninë në 2014 ia kaluar aksionet të vëllait, Lavdrim Gjici.

Login to post comments