Ditët e fundit kanë qenë të shumtë qytetarët, që kanë denoncuar se janë transferuar me vendbanime në qytete të ndryshme. Pas ndryshimit të adresës ata figurojnë në regjistrin e Gjendjes Civile si banorë të qyteteve të tjera edhe pse jetojnë në Tiranë.yogaj
Për këtë Partia Demokratike kallëzoi në SPAK ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kreun e Gjendjes Civile, Bledar Doracajn. Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme thonë se janë bërë vetëm verifikime në bazë të ligjit dhe nuk ka transferime. Por së fundi analisti Preç Zogaj ka denoncuar se është transferuar nga Tirana, në Lezhë. Në emisionin “Java” në RTSH, Zogaj thotë se është i vetmi nga familja që është transferuar në Lezhë, ndërsa thekson se prej rreth 30 vitesh voton në Tiranë.
“Është bërë një lëmsh i madh me këtë çështjen e listave zgjedhore. Madje sot, im bir duke kërkuar për të regjistruar një patentë ka konstatuar se babain e tij e kanë transferuar në Lezhë. Unë vërtetë jam nga Lezha, por ka 25-30 vjet që votoj në Tiranë dhe nuk jam informuar. Çfarë ndodh me këto lista?”,- deklaroi Zogaj.