Ish-ministri Leonard Solis ka komentuar situatën politike ku ndodhemi, duke u përqëndruar edhe te debati i Reformës Zgjedhore. Solis thotë se PD është gati për të fituar zgjedhjet, pasi nëse Rama fiton edhe një mandat tjetër, ky vend do të qelbet erë. “Situata është e paprecedentë”, – thekson ish-ministri duke e quajtur Ramën fatkeqësi kombëtare.
Ish-ministri shton se nuk nuk ka arsye që Edi Rama të marrë mandatin e tretë, pasi më keq sesa e ka bërë vendin nuk ka çfarë t’i bëjë me. “Rama do vetëm veten e tij. Këtu është një pusetë me kapakun e hapur. Kur të ikë Edi Rama, do e shihni sa do të qelbë ky kapak. Nuk jam në politikë. E shoh situatën me keqardhje.
Do marrë një mandat të tretë më timonin? Me kusinë? Me kazanin?! Për ca e do mandatin e tretë ai? Të na dh…fare për nja 10 vjet? Opozita e vërtetë nuk duhet ta braktiste anijen, pavarësisht motit të keq. PD-LSI është shumë më gati se Edi Rama. Boll që të priten ato zullume. Boll që të vijë, dhe unë them se do të bëhen gjëra të mira. Po të isha si ai, do kisha ikur vetë. Listat Edi Rama i ka bërë si pantallonat e tija. Kur isha ministër, Rama kishte ca pantallona që i hapte me komça. Ose hapen listat, ose mbahen të mbyllura. Listat e hapura mund të bëhen. Policia e Shtetit sot më duket si gjobaxhie. Ministri Lleshaj më duket jeniçer, më duket se bën atë që thotë Rama”, tha Solis.
I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ Solis pohoi se situata aktualisht është e paprecedentë, ndërsa opozita e vërtetë është jashtë parlamentit.
“Më duket një situatë e paprecedentë si asnjë herë tjetër. Me një parlament jashtëzakonisht të keq, jashtëzakonisht të zhvendosur. Disa njerëz të marrë gati me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe që përfaqësojnë vetëm gratë e tyre. Opozita e vërtetë është jashtë parlamentit. Po spekulohet me këtë parlament. Reforma që po bëhet në drejtësi, që s’i duket fundi, ka sjellë dëme të jashtëzakonshme. Na ka futur në një rrugëkryq. Fryma është e keqe, pasi një njeri i vendosur në presion, mund të bëjë ndryshe. Diplomatët duhet të kenë rolin e tyre dhe jo të përdoren. Unë e quaj Edi Ramën fatkeqësi kombëtare- thotë Solis.