Analisti dhe publicisti Kim Mehmeti ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me përplasjen që ky i fundit ka pasur me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë Aleksandër Vulin.
Përmes rrjeteve sociale, Kim Mehmeti i kujton Ramës se kjo ndodh kur bëhesh mik me kriminelët serb, me ata që të mbajnë për të mençur e të mirë vetëm kur angazhohesh për “Mini shengenin serb”, me ata që të çmojnë e lartësojnë vetëm kur i përkulesh Beogradit.
“Lexova diku se ministri serb, përmes një komunikate në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, e paska quajtur kryeministrin e Shqipërisë një njeri pa tru, ndërsa thekson se ai mbahet mend më shumë për mimika dhe çorape të kuqe e të shqyer, sesa për idetë e mëdha.
Sa keq më erdhi kur pash se edhe politikanët serb kanë filluar të mos e çmojnë Piktorin, mikun e ngushtë të Presidentit të Serbisë!
Kështu e ka kur bëhesh mik me kriminelët serb, me ata që të mbajnë për të mençur e të mirë vetëm kur angazhohesh për “Mini shengenin serb”, me ata që të çmojnë e lartësojnë vetëm kur i përkulesh Beogradit.
Por sidoqoftë mos u bëni merak: vëllazëria mes Presidentit serb, Piktorit dhe Presidentit të Kosovës është e pathyeshme dhe e përjetshme!
Madje, shpeshherë, “grindjet” e rrejshme të kësaj natyre, vetëm e forcojnë këtë lloj miqësie dhe ato kanë për qellim që miqve t’ua kthejnë në sy të popullit patriotizmin dhe atdhetarinë e munguar!”, shprehet Kim Mehmeti