Përfaqësuesi i Opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka komentuar miratimin në Komisionin e Ligjeve të propozimit të ri të PS për kandidimin e kryetarit në 4 zona zgjedhore.
Bylykbashi zbulon se ky është një Pazar i ulët i Ramës që të marrë votat në Kuvend nga opozita parlamentare për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor,vetëm dhe vetëm për të hequr koalicionet e përbëra parazgjedhore.
Po ashtu ai shpjegon se ligji Rozato në Itali, që e ka Shqipëria prej 2003 si model lejon koalicionet e përbëra si me lista të hapura si me lista të mbyllura. Ai e konsideron pretendimin e Ramës si një falcitet.
Ndërkohë Bylykbashi në emër të PD del kundër kandidimit të një kryetari partie në 4 zona zgjedhora pasi thekson se bie ndesh me rekomandimin nr2. të ODIHR në vitin 2009, kur Kodi Zgjedhor ia lejonte kryetarit diçka të tillë.
OSBE/ODIHR në rekomandimin e atëhershëm kërkoi që kjo dispozitë duhet rishikuar pasi i jep kryetarit të partisë të drejta të veçanta kandidimi.
”Që në momentin e parë të debatit në Këshill Politik dhe publik, Shqipëria ka marrë këtë model koalicioni, që garanton lista të hapura.
Pra zgjedhësit të tregojnë sa e fortë është një parti apo tjetër. Nuk e caktojnë koalicionet etj. Që në fillim kemi thënë, ky model është marrë nga Italia. Ju sjellim provën.
Kodi aktual është në fuqi ekzakt që Italia përdor prej vitesh. Përdoret edhe për listë të mbyllur, dhe për listë të hapur.
Hapja e listës rrëzon koalicionet e përbëra, nuk ekziston. Do e dokumentoni këtë falcitet. Heq pretendimin e fundit të Ramës për të ndryshuar rregullat para zgjedhjeve.
Garimi i kryetarit në 4 zona zgjedhore, është Pazar i ulët në parlament për të kaluar këtë heqjen e koalicionit të përbërë. Mashtroi shqiptarët, për të hapur listat e kandidatëve, nuk e bëri. Ky Pazar për 4 qarqe bie ndesh me rekomandimin nr.2 të 2009, kur Kodi Zgjedhor i jepte të drejtë të kryetarit diçka të tillë. OSBE ishte kundër. Pra një Pazar i ulët, kundër rekomandimeve të OSBE.
Rama do që të marrë votat e opozitës në parlament. Në të 12 qarqet koalicioni i opozitës e mund në mënyrë të thellë.”- tha Bylykbashi