Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi ka deklaruar i prerë se Gjykata Kushtetutese duhet funksionale para konferencës së para ndërqeveritare që shënon dhe zyrtarisht nisjen e negociatave të pranimit në BE.
Varhelyi ka thënë gjithashtu se marrëveshja e 5 qershorit është shumë e mirë teksa ka folur dhe për vizitën në Tiranë duke e konsideruar të rëndësishme.
“Kushti që ne kemi në përfundimet e Këshillit që hapin rrugën për negociatat e bën shumë të qartë që duhet një Gjykatë Kushtetuese funksionale përpara Konferencës së parë Ndërqeveritare. Inkurajojmë të dyja palët që të vijojnë punën që Gjykata të bëhet funksionale”, deklaroi Várhelyi