Sa i përket publikimit të 97 emrave të deputetëve, të cilët votuan dje pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, presidenti Ilir Meta, në një intervistë për “Tempora” në RTV Ora, u shpreh se, përgjegjësia është individuale dhe gjithësecili do të duhet të përgjigjet për veprimet e tij.
Sipas kreut të shtetit, disa prej tyre do të bëhen shembull.
“Kjo do të thotë se deri tani në Shqipëri është krijuar kjo situate që të gjithë në Shqipëri shkelin rregullat, të gjithë shkelin rregullat e lojës, të gjithë shkelin Kushtetutën e pastaj i bëjnë të gjithë bashkë e hajde fillojmë nga e para. Fillojnë pastaj e ca si ndërkombëtarë… Mendoj se përgjegjësitë janë individuale. Politikanët e vendit duhet të marrin përgjegjësi”, tha ndër të tjera Meta.
Sonila Meço: Janë blerë?
Ilir Meta: Për kë e bënë atë? Për Shqipërinë? Për listat e hapura? Ku i happen listat?
Sonila Meço: Si do të përgjigjet individualisht?
Ilir Meta: Kjo çështje i takon së ardhmes. Emrat e tyre janë atje. Sa herë do të ketë gjëra të tilla do të publikohen emrat e tyre. Kështu do të fillojë përgjegjësia, disa do të bëhen shembull.