Meta:Do dëgjoj thirrjen e PPE për të kthyer ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Tuesday, 06 October 2020 21:45

ndryshimet ligjore në Kodin Zgjedhor. Në intervistën e dhënë për “Ora News”, kreu i shtetit u shpreh se do të dëgjojë thirrjen që i bënë Partitë Popullore Eurpiane për të mos dekretuar aktet ligjore të qeverisë “Rama”.

“Do dëgjoj thirrjen e PPE për te kthyer ndryshimet ne Kodin Zgjedhor. Ata me kane bërë një thirrje dhe unë jam i detyruar ta dëgjoj”,– tha kreu i shtetit.

 

Presidenti Meta tha se ajo që ka ndodhur me marrëveshjen e 5 qershorit është akt diktatorial.

“Presidenti ka qenë dhe do mbetet gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës dhe popullit shqiptar. Nëse nuk do të ketë reflketim, Presidenti është i vendosur me një vullnet të hekurt në shpartallimin e kësaj përpjekje për vendosjen e një junte. Presidenti ka disa vjet që paralajmëron për plotësimin e kushteve për integrimin europian. Ka qenë Bundestagu, institucioni më i rëndësishëm në rrugën e integrimit dhe sigurisht ky akt kaq i shëmtuar që ndodhi dje, duke shkelur një marrëveshje, e cila në vetvete nuk ishte një gjë e madhe pasi nuk duhet të vihen në diskutim. Ajo mori jehonë ndërkombëtare, do të thotë se është shumë e qartë që akti i djeshëm synon të hedhë në erë pluralizimin politik në Shqipëri dhe vendosja e një muri kriminal në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Për këdo që i ka sytë në ballë e kupton që Marrëveshja e 5 Qershorit është shkelur. Kjo që ka ndodhur është një ftesë për tu rikthyer në diktaturë, për t’u rikthyer në fundit e viteve ’80 kur për fjalën e lirë varej poeti Havzi Nela”,- deklaroi kreu i shtetit

Modifikuar më Tuesday, 06 October 2020 22:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...