“Paguajmë që të jemi pjesë e specializimeve”, mjekët e rinj pas shkarkimit: Kërkojmë takim me ministrinë, nëse nuk na përgjigjen do…

Hënë, 28 June 2021 11:15

 

Pas vendimit të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor për përfundimin e kontratës për mjekët specializantë në strukturat shtetërore, këta të fundit në një deklaratë për mediat kanë kërkuar një takim me përfaqësuesit e Ministries së Shëndetësisë.

Një përfaqësuese e mjekëve specializantë deklaroi këtë të hënë se punësimi i tyre si specializantë u është ndaluar dhe në strukturat shtetërore. Sipas saj, vendimi i dhënë nga ministria duhet rishikuar dhe anuluar.

“Ne jemi mjekë mbi të gjitha dhe përpos pjesës që duhet të studiojmë, jemi familjarë dhe kryefamiljarë dhe puna është e rëndësishme. Mendoj se ka vend për të parë këtë shkresë dhe për tu anuluar. Duhet një takim me pjesën e ministrisë për të rënë dakord. Jemi 4 breza në specializim dhe shkresa është e njëjtë për të gjithë. Edhe në struktura private e shtetërore na është ndaluar punësimi. Janë rreth 1000 vetë që do ngelemi pa punë, të papunë mund të ngelen 700 ose 800” – thotë mjekja.

Sipas asaj që deklaron një prej mjekeve specializante, asnjë prej tyre nuk paguhet nga Ministria e Shëndetësisë për kontributin që japin. Ajo thotë se mjekët paguajnë që të bëhen pjesë e specializimit. Nëse nuk arrihet një dakordësi me institucionet, mjekët specializantë paralajmërojnë protesta si dhe hapjen e proceseve gjyqësore.

“Ne nuk kemi asnjë kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë. Ne bëjmë një pagesë rreth 1 milionë e 300 mijë lekë të vjetra në vit për të paguar këto studime. Ne nuk marrim asnjë lloj page. Punësimi do të thotë pagesa që ne të bëjmë këto specializime. Paguajmë seminare e kongrese. Të gjitha këto shpenzime mbulohen nga ne. Në vlerë page në punë, mjeku i përgjithshëm merr 700 mijë lejkë të vjetra jhnë muaj ndërsa specialistët marrin 800 mije lekë të vjetra. Ne kërkojmë një takim me Ministrinë e Shëndetësisë, por gjithashtu do vazhdojmë me protestë ose po të jetë e nevojshme edhe në proces gjyqësor. Unë kam mbaruar në nivelin B2 të gjermanishtes por vjet nuk vajta dot se u mbyll për shkak të pandemisë” – thotë mjekja.

Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, Operatori i Shërbimeve dhe Kujdesit Shëndetësor vendosi largimin nga puna e të gjithë mjekëve specializantë të punësuar në sektorin publik gjatë pandemisë. Vendimi i siguruar nga Panorama.al, mban datën 17 qershor 2021 ku përcaktohet qartazi se duhet të ndërpritet kontrata e punësimit me mjekët specializantë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...