"Shihemi sot në gjykatë" Shkëlzen Berisha padit Taulant Ballën e akuzon për shpifje, kërkon dëmshpërblim 3 mln

E mërkurë, 30 June 2021 12:39

 

Djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha paditi sërish në gjykatë sekretarin e përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla. Ai e akuzon për shpifje dhe kërkon dëmshpërblim prej 3 milionë lekësh të reja.

 

Kjo është e disata padi që bën Shkëlzen Berisha ndaj Ballës. Ai kërkon dëmshpërblim për dëmin jopasuror që i është shkaktuar pas deklaratave që ka bërë në facebook dhe në Kuvend.

 

Bëhet fjalë për postimin ne facebook të Taulant Ballës më 24 korrik 2020 se Berisha ka marrë 1.8 mln euro kredi duke vënë si kolateral paratë e krimit në Gërdec.

 

Veç dëmshpërblimit Berisha kërkon që Balla të bëjë përgënjeshtrim në mediet ku është publikuar lajmi.

Sot në Gjykatën e Tiranës është seanca e parë e këtij procesi, ajo që quhet dhe seanca e pajtimit. Gjyqtarët ftojnë palët të zgjidhin çështjen me marrëveshje, nëse nuk ka marrëveshje atëherë nis procesi gjyqësor me depozitimin e provave.

Seanca pritet të nisë sot në mesditë dhe gazetarja e Ora News Keti Banushi informon se deri në këto momente nga palët janë paraqitur vetëm avokatët

Modifikuar më E mërkurë, 30 June 2021 12:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...