Jorida Tabaku: Fiskalizimi, “gjobë” e Ramës për bizneset e vogla

E Enjte, 01 July 2021 10:39

 

Ditën e sotme ka nisur faza e dytë e fiskalizimit, por deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike thotë se kjo është një “gjobë” e vendosur nga qeveria e Ramës ndaj bizneseve të vogla.

Në një postim në Facebook, Tabaku thotë se fiskalizimi nisi si një tender korruptiv që u vodhi taksave të shqiptarëve 16 mln euro dhe po vazhdon si një proces që do t’i marrë bizneseve e më tej edhe shqiptarëve të ardhura të tjera.

 

Postimi i Jorida Tabakut

Sot nis “gjoba” Rama ndaj bizneseve te vogla – fiskalizimi

Fiskalizimi nisi si një tender korruptiv që u vodhi taksave të shqiptarëve 16 mln euro dhe po vazhdon si një proces që do t’i marrë bizneseve e më tej edhe shqiptarëve të ardhrua të tjera.

Tashmë kushdo që do të shesë qoftë edhe një shishe uji do të duhet të kërkojë lejen e qeverisë përmes një programi që do t’i kushtojë deri në 2000 euro ne vit cdo biznesi.

Bizneset e vogla, kioskat në rrugë apo lokalet e vogla që sot mezi po gjallohen nga pandemia dhe ndihma e munguar ekonomike do përballen me shpenzime shtesë.

Nuk kam parë në asnjë vend të Ballkanit Perëndimor apo dhe Evropës ku u zgjidh qesja e ndihmave të shtetit, që të nisë “normaliteti” përmes taksave apo kostove të tilla.

Shqipëria është vendi i vetëm ku biznesi që mezi po merr veten nga kriza ekonomike të taksohet.

Kjo është hipokrizia e Ramës, njeriu që hiqej si miku bizneseve por që është armiku numër një i tyre

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...