Shtepia Botuese 55 shpreh ngushellimet e saj per ndarjen nga jeta te ish Sekretarit Rumsfeld

E Enjte, 01 July 2021 13:20

U shua sot nje nga njerezit me te rendesishem te administratave amerikane,nje nga zyrtaret e larte emblematik dhe ish shefi i Pentagonit,Donald Rumsfeld.
Donald Rumsfeld ishte nje politikan amerikan qe e nisi karrieren me presidentin Gerald Ford por qe sherbeu ne Pentagon serisht ne administraten e presidentit George W. Bush. Ai ka qene njekohesisht Sekretari me i ri dhe Sekretari me i vjeter i mbrojtjes qe ka sherbyer ne Pentagon.
Shtepia botuese "55" ka pasur privilegjin dhe nderin te botonte librin e tij "Te njohura dhe Te panjohura",ku eshte udhetimi i nje prej njerezve qe beri epoke ne politiken amerikane te nje shekulli interesant por dhe te nje momenti aq te rendesishem sic ishte lufta kunder terrorizmit.
Postulati dhe rregulli i Rumsfeldit:"Ato qe i nevojiten njeriut ne jete jane pesimizmi i inteligjences dhe optimizmi i inteligjences", eshte nje postulat qe i vlen cdo individi,por e pershkruan kete liber dhe jeten e kesaj embleme te politikes amerikane ne cdo faqe e episod te tij.
Donald Rumsfeld dhe jeta e tij gjate gjithe viteve ne Kongres ka qene ne favor te perpjekjeve per te drejtat qytetare te kohes se luftes se Vietnamit,deri tek Lufta e Ftohte dhe detyra e shefit te Pentagonit gjate udhes se terrorizmit.
Privilegji per shtepine botuese "55" ishte i madh jo vetem te botonte librin e nje ikone te politikes amerikane,por Donald Rumsfeld ishte mik i madh i shqipetareve dhe nuk harrohet kurre kontributi i tij ne anetarsimin e Shqiperise ne NATO gjate administrates se George W. Bush.
Shtepia botuese "55" shpreh ngushellimet me te thella dhe me te ndjera famijes se ish sekretarit Rumsfeld duke u lutur qe shpirti i tij te prehet ne paqe.

Modifikuar më E Enjte, 01 July 2021 14:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...