“BE duhet të japë një sinjal të fortë për Shqipërinë”/ Ambasadori italian: Nuk është çështja nëse do të futeni apo jo në Bashkimin Evropian, por…

Premte, 02 July 2021 13:43

 


Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci thotë se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është çështje kohe. Nga Shkodra, diplomati italian tha për gazetarët se Bashkimin Evropian duhet të bëjë punën e vetë dhe të japë një sinjal të fortë për Shqipërinë, pasi i ka plotësuar të gjitha kushtet.

 


Vendimin për moscaktimin e një date për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare, Bucci e konsideron si zhgënjyese.

“Është një zhgënjim që Shqipëria nuk ia arriti të vazhdojë procesin e integrimit Evropian. Italia ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë në këtë proces

Por mund të themi se jemi gati dhe nuk mund të dekurajohemi. Çështja nuk është më a do të futet Shqipëria në BE, por kur do të futet. Pra është çështje kohe.

Shpresojmë që brenda këtij viti të fillojnë negociatat. Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe i takon BE të përmbushe detyrimet e saj.

Në mbështesim hyrjen e Shqipërisë në BE. Pra është çështje kohe që Shqipëria të marrë hapjen e negociatave dhe këtë duhet ta bëjë BE.

Është momenti që BE të japë një sinjal të fortë drejt vendeve të rajonit dhe specifikisht ndaj Shqipërisë”, tha ambasadori i Italisë.

Në lidhje me reformën në drejtësi, Fabrizio Bucci tha: “Reforma në sistemin gjyqësor është një kantier i hapur dhe ka nevojë për ekspertizë dhe Italia ka dhënë mbështetjen e saj. Ky është një proces i gjatë. E dimë të gjithë se reforma në drejtësi është parësore, procesi është i gjatë, i rëndësishëm, por edhe kryesor. Të pasurit një drejtësie të saktë është në shërbim të të gjitha krahëve politike”

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...