“Foshnja” e Demokracisë sot është 31-vjeç/ Meta: Po ndërton të ardhmen europiane në Shqipëri

Premte, 02 July 2021 19:49

 

Me rastin e 31-vjetorit të eksodit masiv të mijëra shqiptarëve, sot Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta vlerësoi me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, heroin e veçantë të asaj dite, Yllbardh Bodinaku. Sipas kreut të shtetit, me skodën e tij ai hyri në historinë e Shqipërisë për aktin e pashembullt të vetëmohimit, trimërisë dhe të guximit qytetar, duke i dhënë një goditje të fortë diktaturës, me shembjen e ”murit shqiptar të Berlinit”.

Në Presidencë Bodinakun e shoqëri i biri, i cili asokohe ishte vetëm 3 muajsh, dhe për të cilin Meta thotë se qëllimi i Rikelit është që të vazhdojë të punojë dhe të ndërtojë të ardhmen e sigurt europiane në Shqipëri, së bashku me të gjithë gjeneratën e tij.

 

””Foshnja” e Demokracisë sot është 31-vjeç dhe nuk mendon të largohet nga Shqipëria, kjo falë edhe përpjekjeve të palodhura të babait të tij, që pas disa viteve pune në Gjermani, u kthye dhe qëndron në Atdhe, sepse qëllimi i tij është që Rikeli të vazhdojë të punojë dhe të ndërtojë të ardhmen e sigurt europiane në Shqipëri, së bashku me të gjithë gjeneratën e tij”,-shkruan Meta në facebook.

Postimi i plotë

Më 2 korrik 1990, Rikeli hyri 3 muajsh në Ambasadën Gjermane, me “Skodën” e babait të tij, Ylli Bodinaku, që shembi “murin shqiptar të Berlinit”.

“Foshnja” e Demokracisë sot është 31-vjeç dhe nuk mendon të largohet nga Shqipëria, kjo falë edhe përpjekjeve të palodhura të babait të tij, që pas disa viteve pune në Gjermani, u kthye dhe qëndron në Atdhe, sepse qëllimi i tij është që Rikeli të vazhdojë të punojë dhe të ndërtojë të ardhmen e sigurt europiane në Shqipëri, së bashku me të gjithë gjeneratën e tij.

Ky duhet të jetë qëllim i përbashkët dhe angazhimi i të gjithëve sot në këtë 2 Korrik

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...