Presidenti Meta dekoron grupin polifonik dhe artistë të Sarandës

Diel, 11 July 2021 18:35

 

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar grupin polifonik dhe artistë të shquar të trevës së Sarandës me rastin e përfshirjes nga UNESCO të isopolifonisë shqiptare në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë të njerëzimit”, në një ceremoni të organizuar në Kalanë e Lëkurësit.

Kreu i Shtetit i akordoi Titullin “Naim Frashëri” Ansamblit “Zëri i Bilbilit”, me motivacionin “Për kontributin e spikatur dhe të pandërprerë në ruajtjen, pasurimin dhe transmetimin e këngës polifonike, si një vlerë e vyer shpirtërore e trashëgimisë kulturore, për pjesëmarrjen e suksesshme në aktivitete kulturore dhe festivale folklorike brenda vendit dhe jashtë vendit, si mbështetës aktiv i turizmit kulturor dhe si përçues tek brezat e rinj i vlerave kulturore të këngës polifonike dhe valles tradicionale”.

Po kështu edhe këngëtarët Xheladin Beqiri, Katerina Kule dhe Petrit Metushi, si dhe intepretuesin e spikatur Kiço Kapetani pas vdekjes. Në fjalën e tij drejtuar artistëve, këngëtarëve, rapsodëve, muzikologëve dhe studiuesve të polifonisë, si dhe familjarëve kreu i shtetit u shpreh:

“Jam shumë i lumtur që ndodhëm këtu së bashku me ju në Kalanë e Lëkurësit, për të nderuar historinë e lavdishme të luftërave për liri, si dhe për të vlerësuar disa prej korifenjve sarandjotë të këngës sonë polifonike. E meritojnë korifenjtë e polifonisë këtë vlerësim dhe kënaqësi për gjithçka, që ata kanë bërë për Atdheun, për të forcuar shpirtin kulturor të kombit, identitetin tonë si dhe për të lartësuar deri në UNESCO polifoninë shqiptare”, tha Meta.

Institucioni i Presidentit të Republikës e ka shpallur vitin në vazhdim si viti i nderimit të polifonisë. Më 25 nëntor të vitit 2005, UNESCO e përfshiu isopolifoninë shqiptare në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë së njerëzimit”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...