Reformimi i PD, zbardhen 11 propozimet e Bashës për ndryshime në statut

Hënë, 12 July 2021 11:24

 

Kryedemokrati Lulzim Basha do të propozojë 11 ndryshime statuore, të cilat do të shqyrtohen nga Kuvendi Kombëtar i PD më 17 korrik.

Basha kërkon rikonstrukturim të Kryesisë së Seksionit, dhe zgjerim të Kryesisë së Degës, ku do të përfshihen edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar që kanë vendbanim apo janë caktuar ta mbulojnë atë degë.

Ai propozon organizimin e Këshillit Kombëtar sipas departamenteve, të cilat do të përcaktohen sipas ndarjes që kanë dhe komisionet e përhershme të Kuvendit, të cilat do të trajtojnë çështjet sipas fushave të tyre.

Kryedemokrati propozon ndryshime edhe në Sekretariatin Ekzekutiv, duke hequr numrin limit të sekretarëve funksional në përberje të tij. Gjithashtu kërkon që Komisioni i Apelimit dhe Komisioni i Integritetit dhe Etikës të shkrihen në një të vetëm.

Sipas Bashës, këto propozime thjeshtojnë përmbajtjen e statutit dhe rregullojnë gabimet pa prekur thelbin.

Më herët ishte anëtari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli që depozitoi disa ndryshime statuore që në thelb kishin forcimin e rolit të anëtarëisë dhe dobësimin e "vulës" së kryetarit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...