Ndarja nga jeta e poetit Uran Kostreci, Basha: I bëri qëndresë regjimit komunist me poezitë e tij, jetoi si shpirt i lirë deri në ditën e fundit

Hënë, 12 July 2021 17:50

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të poetit Uran Kostreci.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Basha thekson se për të ka qenë një privilegj të njihte nga afër kampionin e qëndresës antikomuniste. Mes të tjerash Basha pohoi se poeti i bëri regjimit komunist qëndresë me poezitë e tij, e deri ditën e fundit jetoi si shpirt i lirë.

 

MESAZHI I BASHES
Lajm shumë i trishtë largimi nga jeta i Uran Kostrecit. Për mua ka qenë privilegj ta njoh nga afër kampionin e qëndresës antikomuniste, këtë dëshmi të gjallë të asaj kohe të errët, një burrë që shumë vite i kaloi në kalvarin e burgjeve komuniste, por që nuk u përkul kurrë në idetë e tij për lirinë. Urani i bëri regjimit komunist qëndresë me poezitë e tij, e deri ditën e fundit jetoi si shpirt i lirë, me dëshmitë dhe poezitë e tij, që në çdo rresht ishin dëshmi e një zemre të madhe, pa mëri e plot dëshirë për të dhënë më të mirën nga vetja. Do të na mungosh, u prehsh në paqe Uran!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...