Ambasadori Grenell: Sanksionet për viza në Shqipëri po përdoren si armë kundër të djathtës

Hënë, 12 July 2021 19:46

 

Ambasadori Richard Grenell, në një fjalim përpara konferencës së konservatorëve amerikanë, ku i ftuar ishte edhe ish-presidenti Donald Trump, ka denoncuar hapur mënyrën se si Sekretari i Shtetit, Antony Blinken po e përdor programin e ndalimit të vizave si një armë kundër të djathtëve në Shqipëri dhe vendet e tjera.

Në konferencën ku mblidhen republikanët, Grenell, që ka mbajtur poste të larta në vend dhe ka qenë i dërguar special për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, tha se Blinken është i lidhur ngushtë me miliarderin George Soros.

Grenell tha se kjo politikë e ndalimit të disa personave të djathtë të hyjnë në SHBA është e qëllimtë.

 

“Kur vendet e tjera përdorin qeverinë si armë, kur përndjekin kundërshtarët politikë, kur mundohen të mposhtin kundërshtarin e tyre, që sapo e kanë mundur, sepse nuk duan që ai të kthehet, ne në Departamentin e Shtetit i dënojmë këto veprime, ne i denoncojmë. Ne u themi që nuk mund ta bëni këtë dhe të pretendoni se jeni demokraci. Ne i denoncojmë këto në raportet për demokracinë. Nëse përndjek kundërshtarin, nëse përdor gjyqësorin, nëse përdor median për të përndjekur kundërshtarin, ne e denoncojmë në DASH.

 

Ne kemi një Sekretar Shteti tani që po përdor si armë programin e vizave dhe të udhëtimit që lejon njerëzit të vijnë në SHBA. Më lejoni të jap një shembull, disa muaj më parë, krejt papritur, Sekretari i Shtetit lëshoi disa deklarata për median, duke ndaluar disa shqiptarë që të hyjnë në vend.

Pyeta veten, nga doli kjo? Papritur po u shkojmë pas shqiptarëve dhe më pas bullgarëve? Kërkova dhe janë të gjithë të djathtë në këto vende, që ndoshta po mendonin të garonin dhe riktheheshin sërish dhe tani u ndalohet që të hyjnë në SHBA dhe po u vendosen nga këto ‘sanksionet’ amerikane. Është një gjë e tmerrshme për këtë vend,” tha Grenell.

 

Ai vazhdoi më tej denoncimin e Sekretarit Blinken.

“Nuk e di a e dini këtë, por prindërit e Sekretarit Blinken kanë themeluar në qendrën ‘George Soros’, një program të quajtur ‘Qendra Blinken’. Shikojeni pak, kjo gjë nuk ka dalë kurrë në media.

Si është e mundur që Sekretari i Shtetit ka një marrëdhënie kaq të ngushtë me George Soros dhe kjo nuk raportohet?

Dhe tani ai po përdor si armë kufizimet për udhëtimet në SHBA në Ballkan dhe në Europën Lindore dhe del i palagur nga kjo?

Kam kontaktuar disa gazetarë të DASH dhe më kanë thënë se është e komplikuar. Sigurisht, u kam thënë, por e dini çfarë, ju duhet të raportoni për këtë. Por kjo thjesht nuk ndodh,” tha Grenell

Modifikuar më Hënë, 12 July 2021 19:54

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...