PD mbledh Kuvendin Kombëtar të shtunën, ç’pritet të ndodhë dhe mesazhi drejtuar anëtarsisë

E mërkurë, 14 July 2021 19:16

 

Partia Demokratike në datë 17 Korrik do të mbledhë Kuvendin Kombëtar. Pas zgjedhjeve për kryetarin e ri, ku Lulzim Basha mori mandatin e tretë, hapi i radhës është mbledhja e Kuvendit Kombëtar që në rendin e ditës ka tre pika.

Mësohet se në mbledhjen e Kuvendit është përcaktuar edhe rendi i ditës, ku fillimisht do të informohet për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Pas kësaj do të përcaktohen linjat kryesore të strategjisë politike të PD.

Në pikën e dytë është parashikuar që të vlerësohet mundësia për ndryshime në statutin e PD-së. Në pikën e tretë të rendit të Kuvendit është përcaktuar zgjedhja e Këshillit Kombëtar të PD-së që aktualisht drejtohet nga Bujar Nishani.

Këto lëvizje në radhët e PD-së vijnë pas zgjedhjeve për kryetar, ku Lulzim Basha u konfirmua me mandatin e tretë radhazi.

Mesazhi drejtuar anëtarsisë

I nderuar anetar i Kuvendit Kombetar te PD,

Ju njoftojme se mbledhja e Kuvendit do te zhvillohet diten e shtune, date 17.07.2021, ora 10:30, ne ambientet e Pallatit te Kongreseve ne Tirane.

Ju lutemi te jeni prezent dhe me vete te keni karten tuaj te identitetit.

Sekretariati Organizativ i Partise.

Kujtojmë që gjatë rendit të ditës së Kuvendit Kombëtar do të informohet për masakrën zgjedhore të 25 Prillit dhe do të përcaktohen linjat kryesore të strategjisë politike të PD.

Në pikën e dytë është parashikuar që të vlerësohet mundësia për ndryshime në statutin e PD-së.

Në pikën e tretë të rendit të Kuvendit është përcaktuar zgjedhja e Këshillit Kombëtar të PD-së që aktualisht drejtohet nga Bujar Nishani

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...