Kushtetuesja, 3 pyetje Venecias për 30 qershorin: A duhej të siguronin interesin më të lartë të votuesve?

E Enjte, 15 July 2021 14:41

 

Zbardhen pyetjet e Gjykatës Kushtetuese drejtoruar Komisionit të Venecias, për zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019.

 

Në faqen zyrtare, GJK i ka drejtuar 3 pyetje drejtuar Komisionit të Venecias, ku dhe kërkon përgjigje prej saj.

 

“A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?

 

Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim?

 

Fati i 30 qershorit, Komisioni i Venecias shqyrton më 14 tetor kërkesën e Kushtetueses
Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin? Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?”- janë pyetjet që Gjykata Kushtetuese, kërkon opinion nga Komisioni i Venecias.

Fati i zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, do të merret në shqyrtim në 14 tetor nga Komisioni i Venecias.

Ky institucion me ekspertizën me të lartë juridike do të mblidhet në sesion në mesin e muajt tetor, ndërsa do të diskutojë e më pas të hartojë një opinion të gjerë mbi kushtetueshmërinë e zgjedhjeve vendore të 2019-ës, të cilat Partia Demokratike dhe aleatët e saj i bojkotuan dhe procesi u zhvillua pa kandidat.

 

"Deçani", Ministri i Shëndetësisë: Situata në kontroll, analiza brenda dhe jashtë për helmimin

“Unazë 20 mijë euro”/ Demalia për dasmën e nipit të Enver Hoxhës: Të persekutuarit le të presin për....
Komisionit të Venecias, për ekpertizë më të thelluar ju drejtua Gjykata Kushtetuese, e cila e ka marrë në shqyrtim padinë e Shoqatës së Bashkive të Drejtuar nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi.

Kjo shoqatë kërkon shpalljen antikushtetuese të zgjedhjeve dhe pavlefshmërinë e tyre, çka në rast pranimi të padisë do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme vendore

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...