Ilir Meta-Monika Kryemadhi shkojnë në SHBA dhe priten nga filozofi i njohur botëror, profesor Safi Kaskas

Diel, 25 July 2021 15:15

 

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ishin në SHBA. Një vizitë e suksesshme dhe që është organizuar nga filozofi i njohur botëror, profesor Kaskas. Ai njihet si njeri me shumë lidhje në SHBA dhe në botën arabe.

Ndonëse nuk ka pasur njoftim zyrtar për këtë udhëtim, ka qenë mikpritësi i tyre që ka publikuar foto nga takimi.

Bëhet fjalë për filozofin e njohur botëror Safi Kaskas, i cili ka publikuar foto në ‘facebook’ nga takimi më 20 korrik me Presidentin Meta e Monika Kryemadhi teksa i ka dhuruar librin e tij Kur’ani me Referencat në Bibël.

Kaskas shkruan në postimin e tij se është ftuar nga çifti presidencial për të vizituar Shqipërinë.

“Unë dhe gruaja ime patëm një vizitë shumë produktive këtë mëngjes me Presidentin e Shqipërisë Shkëlqesia e Tij Ilir Meta dhe gruan e tij Monika Kryemadhi. Ne u dhuruam atyre një kopje të librit tim Kur’ani me Referencat në Bibël. Zonja e Parë e Shqipërisë e donte librin dhe u angazhua për ta përkthyer atë në shqip me një grup studiuesish. Ata gjithashtu na ftuan t’i vizitojmë ata në Shqipëri për të festuar fillimin e përkthimit të librit”, shkruan Kaskas

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...