Raporti më kritik i ODIHR ndër vite: Shteti në funksion të Ramës

Tuesday, 27 July 2021 10:20

 

Raporti përfundimtar i ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, i publikuar të hënën, i përmbahet gjetjeve kryesore të përfshira që në përfundimet paraprake, të nesërmen e votimit, duke u pasuruar për disa nga çështjet me elementë shtesë.

Raporti rendit një numër të madh shkeljesh në drejtim të shfrytëzimit të burimeve shtetërore për fushatën elektorale të partisë në pushtet nga funksionarët e kësaj partie dhe nga vetë kryeministri Edi Rama. Në fakt ky është një nga raportet më kritike në këtë drejtim që nga raporti i vëzhguesve për zgjedhjet e vitit 2009, kur në atë kohë, qeveria e Partisë Demokratike me kryeministër Sali Berishën u akuzua se ka shkelur parimin e ndarjes së shtetit nga partia në pushtet.

 
"Pavarësisht një kuadri ligjor të fortë, që ndalon përdorimin e burimeve administrative dhe minimizon avantazhin e atyre që janë në pushtet, ministrat vazhduan të bëjnë fushatë gjatë takimeve zyrtare. Publiciteti si pasojë e kësaj i dha partisë në pushtet një avantazh domethënës".

“Ministrat vijuan angazhimet e tyre zyrtare përgjatë të gjithë fushatës. Ata rregullisht u shfaqën në ‘vizita inspektimi’ të objekteve kyçe, të tilla si qendrat e vaksinimit, duke mbajtur maska ose bluza me numrin 12, (numri i PS-së në fletën e votimit)”, shkruhet në raport.

 

“Kryeministri Edi Rama inauguroi disa projekte infrastrukturore gjatë fushatës së zgjedhjeve,” nënvizojnë vëzhguesit. “Punësimi në sektorin publik u rrit në mënyrë domethënëse në periudhën para zgjedhjeve,” thuhet në raport duke cituar shtimin e mbi 10 mijë rrogëtarëve në shtet të raportuar nga statistikat e INSTAT.

OSBE përmend gjithashtu raportimet për shpërndarjen në formë ryshfeti për votuesit, të granteve të rindërtimit për tërmetin e vitit 2019, tërmet që preku fushëbetejat kyçe të Tiranës dhe Durrësit.

Raporti bën thirrje për hetim të rasteve të abuzimit me burimet shtetërore, por kjo thirrje nuk dihet të jetë shoqëruar me ndonjë hetim deri më sot

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...