Shqipëria në listën gri të Italisë për pastrim parash: Në 6 muaj, 4.3 mln euro transferta të dyshimta

E mërkurë, 28 July 2021 16:56

 

Pas DASH-it, një tjetër raport me natyrë ekonomike ka shprehur vlerësime të ulëta për Shqipërinë. Fjala është për autoritetet financiare italiane, të cilat e rendisin vendin tonë në listën gri, ku grumbullohen shtetet që kanë mangësi në luftën kundër pastrimit të parave. Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, drejt Shqipëri ka patur 4.3 milionë euro transferta të dyshimta.

Njësia e informacionit Financiar të Bankës së Italisë e klasifikon Shqipërinë në listën gri të vendeve me mangësi strategjike në luftën kundër pastrimit të parave.

 

Ky vlerësim bazohet në raportin më të fundit të publikuar nga Task Forca për Veprime Financiare.

 

Monitorimi i këtyre dy autoriteteve gjatë periudhës kohore shkurt 2021 deri në fund të muajit qershor 2021, ka renditur Shqipërinë përkrah vendeve si Barbados, Haiti. Xhamajka, etj.

 

Korrupsioni rrezik për investitorët, DASH: Përdorimi në rritje i koncesioneve ka ulur mundësitë e konkurrencës

Për këtë rekomandohet që qeveria të hartojë një plan që të sistemohen mangësitë.

Kjo synohet të bëhet duke reduktuar ekonominë informale si dhe përmes regjistrimit të të gjitha pasurive të paluajtshme, që konsiderohet si sektori kryesor i pastrimit të parave në Shqipëri.

 

"Na gritë nga lekët, na mbytët! Qytetarët ankohen për ofertat e "çmendura" të One

Shqipëria pa fat në peshëngritje, Briken Çalja mbetet pa medalje për 1 kg
Autoritetet italiane sugjerojnë gjithashtu vendosjen e mekanizmave më efikasë për të zbuluar e parandaluar kriminelët që përfshihen në aktivitete financiare.

Një tjetër faktor shqetësues i evidentuar është edhe numri i lartë i transaksioneve për financim aktivitetesh të paligjshme. Vendi ynë regjistron shifra të konsiderueshme transfertash të dyshimta edhe nëpërmjet mekanizmave të ligjshëm.

Vetëm nga platformat money transfer, drejt Shqipërisë janë dërguar 4.3 milionë euro. Kjo e vendos Shqipërinë në vendin e katërt të listës, pas Senegalit me 7.9 milionë euro, Rumanisë me 6.8 milionë euro dhe Marokut me 4.36 milionë euro

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...