Sali Berisha: Edi Rama po përdoret nga Vuçiq për të kapur autoritetet e Kosovës

E Enjte, 29 July 2021 08:19

 

Sali Berisha ka thënë se iniciativa e Minishengenit e filluar nga Rama, Vuçiqi e Zaev është destabilizuese për Ballkanin.

Berisha në një videolidhje në “Debat Plus” ka thënë se kjo aleancë trilaterale nuk i shërben paqes në Ballkan, por nxit fantazmat e vjetra dhe rivalitete të panevojshme.

 

“Edi Rama po përdoret nga Aleksandar Vuçiq për të kapur autoritetet e Kosovës me të cilat [Vuçiq] nuk po mund të merret vesh”, tha lideri historik i PD-së.

Ish-kryeministri i Shqipërisë thotë se në Uashington Kosova dhe Serbia u paraqiten si të barabarta derisa sipas tij në Minishengen këto shtete nuk po paraqiten të barabarta.

 

Berisha ka thënë se nuk do të ishte kundër Minishengenit nëse ajo të do ishte e barabartë për të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

“Nëse nuk është Mali i Zi, Bosnja, Kosova, me Minishengenin po krijohet një aleancë politike trilaterale karshi vendeve tjera e më së shumti aleancë kundër Kosovës. Vuçiqi nuk e pranon Kosovën si të barabartë mes të barabartëve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Lideri historik i PD-së në Shqipëri thotë se Ballkani e ka provuar hegjemoninë e Serbisë.

“Kurti nuk ka kërkuar asgjë më shumë se barazi mes shteteve”, tha ndër të tjera Sali Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...