Mediat kosovare: Vuçiç i drejtohet Edi Ramës me shumë dashuri

E Enjte, 29 July 2021 11:15

 

 

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç renditi edhe njëherë arsyet në Forumin e Shkupit për rëndësinë e Mini Shengenit dhe të mirat që do të sjellë ai për vendet që do të bëhen pjesë e tij.

Kreu i shtetit serb vlerësoi bisedimet me liderët e tjerë rajonalë dhe theksoi nevojën për të parë nga e ardhmja për t’u lënë diçka brezave të ardhshëm.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sikurse edhe liderët tjerë kosovarë, vazhdojnë ta refuzojnë këtë inciativë, duke thënë se integrimi evropian nuk ka alternatië.

 

“Qëndrimet tona për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘Minishengen’, tashmë janë të njohura. Kjo iniciativë nuk e ka miratimin tonë”, kanë thënë nga Zyra e Kryeministrit në lidhje me këtë

 

Kurse gazeta kosovare, Express, thekson se ajo që ka rënë në sy, ka qenë mënyra se si Vuçiç iu është referuar kryeministrit të Maqedonisë dhe atij të Shqipërisë.

Teksa Zaevit i ka thënë vetëm zyrtarisht, “i nderuar kryetar i Qeverisë”, Ramën, Vuciçi e ka quajtur mik të dashur e të nderuar.

“I nderuar kryetar i qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, miku im i dashur e i nderuar, z.Rama, të nderuar mysafirë”, tha Vuciç

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...