Milo: Mini-Shengenin na e propozoi Soros në 1999-ën, vetëm Serbia fiton

Premte, 30 July 2021 10:15

 

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka komentuar në emisionin “Log” në ABC News zhvillimet e fundit të të ashtuquajturi minishengeni Ballkanik. Milo deklaroi se kjo është një nismë e vjetër e Xhorxh Soros, e rizgjuar në kohën që Serbinë e udhëheq Alekasandër Vuçiç dhe Shqipërinë Edi Rama.

Ish-ministri i Jashtëm zbuloi gjatë bisedës se Soros ia ka propozuar atij vetë si ministër Mini-Shengenin, që në vitin 1999, por kjo nuk është pranuar nga Shqipëria në atë 

 

Në një intervistë tjetër në TV Ora ku u trajtua kjo temë, Milo deklaroi se vendi ynë duhet të jetë shumë i kujdesshëm me këtë projekt, pasi rrezikon që tregu shqiptarë të kthehet në një shtojcë të atij serb.

 

 

"Ky Mini-Shengen është një proces që ka ndodhur, nuk është hera e parë që zbatohet në Ballkanin Perëndimor, është bërë edhe në vendet skandinave. Unë e shoh, ndonëse ideja mund të jetë e drejtë, se i përgatit këto vende për hapjen e negociatave. Në kushtet ku ndodhet Ballkani Perëndimor, sidomos Shqipëria është një hap që në mos duhet parë me dyshim, duhet parë me kujdes. Shqipëria është vendi më i prapambetur, përkundrejt një Serbie që në çdo pikëpamje është më e fortë se ne. Ka rrezik që tregu shqiptar të shërbejë si një treg ku do shiten mallrat serbe, ku mallrat shqiptarë për shkak të konkurrencës mund të mos kenë vend, ndërkohë që mallrat serbë do kenë më tepër mundësi për të dominuar tregun shqiptar, se ekonomia serbe ka dominuar mbi atë shqiptare. Unë e shoh me dyshim. Nuk jam i sigurt se ky hap do të jetë i dobishëm për Shqipërinë. Ne nuk kishim nevojë për këtë marrëveshje, pasi lëvizim të lirë, jemi pjesë e Shengenit", deklaroi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...