Ushtarët luftojnë zjarrin me lopata, Rama bën xhiro Himarë-Vermosh-Himarë me helikopter

E mërkurë, 04 August 2021 08:35

 

Në një kohë kur asnjë helikopter akoma nuk ishte vënë në punë për shuarjen e flakëve në vendin tonë, Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar për të dytën herë ditën e sotme me helikopter të ushtrisë.

Rama iku nga Himara për në Vermosh me helikopter ditën e sotme për të inaguruar pikën e re kufitare me Malin e Zi dhe është rikthyer sërish në Himarë me helikopter. Këto udhëtime të kryeministrit ndodhin në një kohë kur vendi ynë është në luftë të fortë me zjarret që kanë ‘mbirë kudo’ dhe që veçanërisht po shqetësojnë jugun e vendit. Deri më tani asnjë helikopter nuk ishte përdorur për shuarjen e flakëve, te cilat morën dhe jetën e parë ditën e sotme. Viktimë mbeti Andrea Haxhiaj, i cili së bashku me bashkëshorten po përpiqeshin të shuanin flakët në bahçe. Siç mund të shihet nga videoja e siguruar nga Fax News, shtëpitë e banorëve përreth stadiumit dridhen kur helikopteri ulet në fushën e gjelbër.

Ditën e sotme është regjistruar në vendin tonë viktima e parë nga zjarret. Ai është Andrea Haxhiaj, i cili vdiq teksa luftonte për shuarjen e flakëve së bashku me bashkëshorten e tij. Gruaja e të ndjerit ndodhet në spital pasi ka marrë plagë të shumta nga flakët.

Kryeministri Edi Rama nuk e komentoi akuzën, por reagoi për viktimën e parë nga zjarret në vendin tonë, Andrea Haxhiaj. Rama i ka përcjellë ngushëllime familje së të ndjerit. “Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm. Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër,” shkruan Rama

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...