Ministria nuk financon bursat për studentët, flet Ilirjana Kuçana: Pakti për Universitetin një farsë për të gjunjëzuar protestën, u premtua 5% financim për Arsimin por pas zgjedhjeve kemi ulje

Saturday, 07 August 2021 14:14

 

Pedagogia Ilirjana Kuçana ka qenë e ftuar ditën e sotme në studion e Fax News ku ka folur për vendimin e Ministrisë për të mos akorduar fonde për bursat e studentëve.

Kuçana deklaroi se që në fillim e ka ditur se Pakti për Universitetin që prezantoi Kryeministri Rama gjatë protestave studentore të vitit 2018 ishte një farsë që bëhej për të gjunjëzuar protestën.

“Mendoj që pakti i Universitetit është një farsë, që kërkonte patjetër të ulte atë protestë që gjunjëzoi të gjithë politikën shqiptare, e cila na riktheu në vëmendje se forca e rinisë është tepër e madhe. Nuk mund të kemi të rinj europiane, pa pasur një arsim europian. Mungesa e financimit është problemi më i madh në universitetet në Shqipëri. Kushtet në konvikte janë të mjerueshme. Në vitin 2021 të jetosh në këto kushte, unë jam nënë, e them me shumë dhimbje që është e trishtë fëmija ime të jetojë në ato kushte. E çojmë Shqipërinë në BE vetëm me një arsim dinjitoz”, theksoi Kuçana.

Më tej, Ilirjana Kuçana i rikujtoi Ministrisë së Arsimit se i ka premtuar studentëve financim 5% për Arsimin, por pas zgjedhjeve financimi u ul.

“Gjej rastin të përgëzoj UT për vendimin e marrë dje, sepse kanë treguar se janë në krah të studentëve. Duhet të themi se këto para për bursat e studentëve janë hequr diku ne buxhetin e UT. Duhet të themi se kemi kaluar një vit të vështirë pandemik,. Kemi shumë studente që jetojnë në Tiranë por janë me ndihma ekonomike. Bursa sado e madhe apo e vogël, për ata është shumë. Ata e presin siç presin rrogën qytetarët. Kjo problematikë i adresohet Ministrisë Arsimit, e cila premtoi rritjen e buxhetit në 5%, por pas zgjedhjeve kemi ulje dhe nuk kemi as financimin e bursave të studentëve. Këto para që janë alokuar për bursat e studenteve patjetër që ka pengesa. Kërkimi shkencor mbetet plagë e madhe,” tha ajo

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...