Tritan Shehu:Qeveria do te retushoje realitetin tragjik Covid me “muaj te hapur” vaksinash te pa sigurta, ndersa vendi, qe eshte me numrin e vdekjeve Covid nder me te lartat ne Bote, mbi 16 mije, rrezikon edhe me rende

Diel, 08 August 2021 11:02

Qeveria do te retushoje realitetin tragjik Covid me “muaj te hapur” vaksinash te pa sigurta, ndersa vendi, qe eshte me numrin e vdekjeve Covid nder me te lartat ne Bote, mbi 16 mije, rrezikon edhe me rende:
1-Nga te dhenat epidemiologjike Covid ne perkeqesim edhe keto dite.
2-Sasine e injektimeve te vaksinimit nder me te ultat ne Bote.
3-Cilesine e vaksinave kryesore ne perdorim nder me te pasigurtat ne Bote, qe as Kosova nuk i pranon.
Ndersa Qeveria vetem propagandon kur duhet te deklaroje qartesisht:
—Pse Shqiperia edhe ne nivelin sasior eshte vetem te 43,2 injeksioneve (vaksinimi kerkon 2) per 100 banore, kur mezatarja boterore ka kaluar ne 56,4, e hyre keshtu ne nivelin e vendeve Afrikane?
—Pse Shqiperia edhe per llojin e vaksinave te perdorura renditet ne listen e vendeve te Afrikes me dominimin e atyre shume larg sigurise?
—Pse nuk ka asnje studim zyrtar imunizimi te popullesise, qe imponohet edhe prej: lenies jashte kontrollit per mbi 18 muaj te epidemise, dominimit ne perdorim te vaksinave te pa certifikuara?
—Cila eshte strategjia ne ritme, afate, llojet e vaksinave per perfundimin e imunizimit te popullesise, qe kerkon vaksinimin e plote te 85% te popullesise mbi 12 vjec e jo vetem mbi 18, pra mbi 5 milion doza te sigurta per ne?
—Cila do te jete strategjia per te korregjuar gabimin e rende te perdorimit masiv te vaksinave te pa sigurta kineze, duke filluar me bllokimin e tyre: riperseritja e plote e procesit apo me nje doze te trete te sigurte, etj? Kjo kerkon konkluzione urgjente, vecanerisht ne perballjen me Delten, ku kjo vaksine nuk mbron.
—Cfare po behet per fillimin e perdorimit te dozes se trete te vaksinave mbas shtatorit, ne terresi per te vaksinuarit?
Keto jane ceshtjet qe duhet tu pergjigjet zyrtarisht Ministria e Shendetesise, perpara se te organizoje “muaj te hapur” vaksinash te pa certifikuara, te cilat dhe vendet prodhues apo eksportues i heqin nga perdorimi duke i ofruar ato per vende te dores se dyte e importuar per vete qindra miliona doza te certifikuara.
Shiptaret, nuk jane “kaviet” e Planetit, ata meritojne se paku siguri medikamentoze si e gjithe Bota e zhvilluar, jo “placebo”!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...