Kaq të vështirë e keni të respektoni dhimbjen e shqiptarëve të Kosovës?!

Hënë, 09 August 2021 19:02

 

Nga Andi Bejtja - 09/08/2021

Unë jam nga ata që akoma vazhdoj e dëgjoj Goran Bregoviç, kryesisht pjesën e rrokut kur ishte pjesëtar i Bjello Dugme, se në atë botë të viteve 80-90 thithnim e përthithnim çdo gjë që mund të na rregullonte shijen e këngëve të realizmit socialist...E degjoja pa e ditur çfarë përfaqësonte politikisht e çfare qendrimesh kishte, madje as sot nuk e di tamam se çfarë përfaqëson politikisht e filozofikisht...Siç thashë mund ta dëgjoj dhe sot...por nuk jam aq cinik dhe injorant në të njëjtën kohë e ritheksoj dhe injorant, cinik dhe pa etikë, që përshembull të më vije për vizitë një kosovar në shtëpi dhe ta vë për ta dëgjuar bashkë me të.

E pra shqiptarët e Kosovës janë vizitorë të përhershëm në shtëpinë tonë të madhe gjatë gjithë vitit e sidomos në verë, janë vizitorët më të shumtë në numër dhe sinqerisht nuk e lexoj atë "kodoshin" e Bashkisë së Korçës, qoftë dhe vetëm nisur dhe vetëm nga pikëpamja komerciale, (ti lemë të tjerat), që duke patur këtë fluks kosovarësh, të shkojë e t'i kapë dora në një thes me këngëtarë, pikërisht këtë...duke rrezikuar në menyrë të panevojshme madje dhe festën në vetvete...

T'i lëmë anash gjithë teoritë konspirative, jo minishengeni, jo kështu jo ashtu...Po mirë mo injorantë kozmopolitë, merrni pak frymë thellë: kaq të vështirë e keni të respektoni dhimbjen e shqiptarëve të Kosovës, e dimë që kemi ndjesi të ndryshme, po kaq të vështirë e keni? Po a e dini ju o popull që i jepni birre me zorr dashit, që shumica e hebrejve pas 45, jo vetëm u dridhej mishi po të dëgjonin muzikë gjermane, po shumica dërrmuese e tyre nuk pranonin ta vizitonin Gjermaninë dhe kur kishin për të marrë lekë në bankë edhe pas 5 dekadash...Kështu që nqs do më duhet të zgjedh në këtë rast midis "Katundarëve të Kosovës" dhe "Kozmopolitanëve të Shqipërisë", pa dyshim jam me këta të parët. E me që ra fjala do e dëgjoj edhe njëherë Goran me kufje në vesh

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...