Përplasjet me Ramën në prani të Merkelit/ Flet Haradinaj: Jam detyruar t’i mbroj arat nga vëllai im! Do na dërgonte në…

E mërkurë, 11 August 2021 21:22

 


Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur sot mbi përplasjet që ka pasur me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama, një ditë pas reagimit të këtij të fundit.


Kreu i AAK-së në një intervistë për RTK-në tha se në Berlin nuk i mbrojti territoret e Kosovës as nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe as nga presidenti francez Emmanuel Macron, por nga vëllai i tij shqiptar.

“Zhgënjimi i kryeministrit Rama ose ato që i thotë sot janë të pabazuara. Mendoj se në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, pra për ndarjen e Kosovës për hapjen e kufijve të Kosovës, sigurisht që mjaft e rrezikshme për Ballkanin dhe do të na dërgonte në luftëra të reja. Jam detyruar t’i mbroj arat nga vëllai im Edi Rama”, tha Haradinaj.

Më herët, kreu i AAK-së konfirmoi bisedën me tone të ashpra që pati me Ramën, sikundër deklaroi dje edhe kreu i ekzekutivit shqiptar. Ramush Haradinaj deklaron se e mbështet nismën për Ballkan të Hapur vetëm pasi Serbia të njohë Kosovës. Haradinaj thotë se ai i ka kërkuar Ramës dhe liderëve të rajonit që të ushtrojnë presion ndaj Beogradit dhe jo ndaj Kosovës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...