Kurti pret kontigjentin e FSK-së që ndihmuan në shuarjen e zjarreve në Shqipëri

E Enjte, 12 August 2021 13:16

 

Pjesëtarët e Task-Forcës Reaguese të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët morën pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve në Republikën e Shqipërisë dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u pritën sot në takim të veçantë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

 

“Gatishmëria, kontributi dhe angazhimi i juaj meriton vlerësimin dhe mirënjohjen më të lartë nga të gjithë ne, tha Kryeministri Kurti në takim. Ai shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës i qëndron pranë zotimit të saj për të dhënë vëmendjen e merituar Forcës së Sigurisë, duke i ngritur kapacitetet profesionale në shërbim të misionit të saj”, thuhet në njoftim e qeverisë

 

Kurti pret kontigjentin e FSK-së që ndihmuan në shuarjen e

 

"Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për shërbimin profesional dhe vetëmohues të ushtarakëve tanë, duke shprehur edhe njëherë zotimin tonë të përbashkët dhe të qeverisë në përgjithësi për investim edhe më të madh në forcimin e FSK-së në përmbushjen efektive të misionit të saj ushtarak të forcave bashkëkohore mbrojtëse" shkruan ministri në facebook.

Me 9 gusht, me urdhër operacional ushtria e Kosovës si pjesë e kontingjentit të përbërë nga tri skuadra të zjarrëfikjes dhe shpëtimit të Gardës Kombëtare, si dhe një ekip të Kompanisë për Operacione me Civil morën pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve në Republikën e Shqipërisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...