Politikani serb që propozon 'Nobel' për Ramën, krushku i parë i Arkanit!

Premte, 13 August 2021 17:01

 

Propozimi i politikanit serb Dragan Markovic që t’iu akordohet çmimi Nobel për Paqe, tri kryeministrave të Ballkanit të projektit “Open BalKan”, ka ngjallur sot reagimin e ish-Kryeministri Sali Berisha.

Berisha e ka komentuar me një foto demaskuese, se çfarë përfaqëson dhe synon politikani në fjalë që ka kërkuar të tillë vlerësim për Edi Ramën, Aleksandën Vuçiçin dhe Zoran Zaevin.

 
“Dragan Markoviç, krushku i parë i Arkanit - xhelatit serb të Kosovës, propozoi padronin Vuçiç dhe çirakun e tij e tij Rama për Çmimin Nobel!!!”- shkroi ai në Fb pa shtuar asgjë më shumë.

 

Disa ditë më parë, Dragan Markoviç e vlerësoi maksimalisht projektin e mbështetur fort nga Qeveria e Edi Ramës “Open Balkan”, ku Kosova nuk është e pranishme, duke u shprehur se “aty ku ekonomia është e lidhur, nuk ka luftë.

Marrëveshja Open Balkan” sot siguron kalim të lirë të njerëzve dhe mallrave, por mbi të gjitha siguron paqe në këtë fushë, veçanërisht midis serbëve dhe shqiptarëve - gjykon politikani serb dhe kjo është arsyeja pse Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrat, ai shqiptar Edi Rama dhe ai maqedonas-verior Zoran Zaev meritojnë Çmimin Nobel për Paqe”, deklaroi Markoviç

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...