“Reuters” zbulon: SHBA ka zhvilluar bisedime të fshehta me Shqipërinë dhe Kosovën për strehimin e afganëve. Ja kërkesa e administratës Biden

Premte, 13 August 2021 21:35

 


Shqipëria dhe Kosova janë mes vendeve me të cilat administrata amerikane e Joe Biden ka zhvilluar bisedime të fshehta për strehimin e afganëve të lidhur me SHBA-të, derisa ata të pajisen me viza amerikane.

Lajmi raportohet nga agjencia e lajmeve “Reuters”, që bën me dije se administrata e presidentit amerikan ka zhvilluar bisedime me më shumë vende nga sa ishte bërë publike. “Reuters” citon si burim të lajmit katër zyrtarë amerikanë.

Qëllimi i Uashingtonit është mbrojtja e afganëve që kanë lidhje me SHBA-të nga hakmarrjet e mundshme talebane, ndërkohë që përfundojnë pajisjen e tyre me viza amerikane.

Ndërkohë që talebanët po përparojnë frikshëm drejt marrjes së kontrollit të plotë të Afganistanit, SHBA-të njoftuan sot se do të dërgojnë 1 mijë punonjës në Katar për të përshpejtuar përpunimin e aplikimeve për Vizat Speciale të Imigrimit (SIV).

Bëhet fjalë për afganë të cilët kanë punuar si përkthyes apo në pozicione të tjera në qeverinë amerikane, të cilët kanë të drejtë të aplikojnë për programin SIV.

Deri më tani, rreth 1,200 afganë janë evakuuar në Shtetet e Bashkuara dhe ky numër do të rritet në 3,500 në javët e ardhshme. Afganë të shumtë që kanë punuar me forcat e huaja i frikësohen një hakmarrje të mundshme të talebanëve.

Kësisoj DASH ka shpallur një program të ri i cili u mundëson mijëra afganëve mundësinë të zhvendosen si refugjatë në SHBA. Mijëra afganë që do të jenë pjesë e këtij programi duhet të zhvendosen në një shtet të tretë, dhe të presin për 12 deri në 14 muaj derisa të analizohet gjithë aplikacioni.

Dy zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se disa nga vendet janë në mëdyshje për të marrë afganët për shkak të shqetësimeve në lidhje me cilësinë e verifikimit të sigurisë dhe kontrollit shëndetësor për COVID-19 para se të lejoheshin të fluturonin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...